Flash

PS shpërblen Holta Zaçajn emërohet si zëvendës-guvernatore e Parë e BSH

Lapsi.al 1 April 2026
PS shpërblen Holta Zaçajn emërohet si

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë tashmë në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zaçaj ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2023 derisa i mbaroi mandati si kryetare marsin e 2025-ës.

Ndërkohë që mandati si gjyqtare në GJK i përfundoi në nëntor të vitit të shkuar. Tashmë, ajo do të jetë në një tjetër pozitë të lartë shtetërore dhe administrative.

Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.

Të këshilluara

Rama: Fitoret nuk na i fal kush

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai u shpre...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI