Flash

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë

Lapsi.al 1 April 2026
Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 15-vjeçari përplas

Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke lënë të plagosur një efektive. Ngjarja ndodhi pasi i mituri nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga forcat e rendit që prej zonës së Çollës. Gjatë tentativës për ta ndaluar, ai përplasi mjetin e policisë, duke e kthyer përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në aksident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, fatmirësisht pa persona të lënduar. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI