Flash

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge

Lapsi.al 1 April 2026
Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Fugitive”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun e Gjirokastrës.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari Fatbardh Çela alias Gentian Çela, banues në Këlcyrë, i cili ishte dënuar me 10 vite burgim nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u organizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit. Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e kishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Romë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të këshilluara

Apeli i Posaçëm rikthen Jorgo Goron në qeli

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pasi Apeli i Posaçëm i GJKKO-së la në fuqi vendimin e formës së prerë për dënimin e tij. Goro u ...

12:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI