Flash

Dosja "Bankers"/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë katër të pandehurit

Lapsi.al 1 April 2026
Dosja "Bankers"/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë

Gjykata e Posaçme ka vendosur te zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në shtëpi për katër prej të pandehurve të dosjes “Bankers”. Konkretisht për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për t'u paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u bë nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen totale të masës. Në këtë dosje janë disa të pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta katër persona rëndojnë akuzat "Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore".

Operacioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatimore, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Të këshilluara

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI