Flash

Deputeti iranian-Trumpit: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, por jo për ju

Lapsi.al 1 April 2026
Deputeti iranian-Trumpit: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, por jo

Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, ka përdorur llogarinë e tij X për t'i dërguar një mesazh Donald Trump.

"Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ty, do të jetë e hapur për ata që zbatojnë ligjet e reja të Iranit", u shpreh ai. Azizi ka thënë se 47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë, duke iu referuar periudhës që nga Revolucioni i Iranit i vitit 1979.

BBC raporton se, Azizi shtoi se Trump më në fund e ka arritur ëndrrën e tij për ndryshimin e regjimit, por në regjimin detar të rajonit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një plan për të vënë pagesë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI