Flash

VIDEO/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”

Lapsi.al 31 March 2026
VIDEO/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Mbi 500 mijë votues nuk

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në njësinë 7, se PD është një “hale” dhe jo parti.

Me anë të një potimi në Facebook, Bardhi shkruan se mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”, por janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë. Bardhi thekson ndër të tjera, se kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, por është urrejtje.

LEXO EDHE: Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale…

"Një përgjigje e detyruar për Kryeministrin e???? Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë. Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri. Por për dikë që e ka kokën në ???? nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale. Turp!" - shkruan Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike...

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI