Flash

Shiste køkainë në parqet e Venecias, dënohet ‘turisti’ shqiptar

Lapsi.al 31 March 2026
Shiste køkainë në parqet e Venecias, dënohet

Policia italiane në Venecia lokalizoi dhe arrestoi një ‘turist’ shqiptar që ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Trafiku i drogës bëhej kryesisht në parkun Villeneuve-Sur-Lot. Pas patrullimeve intensive dhe përpjekjeve për të parandaluar trafikimin e drogës në parqet e qytetit, policia lokale në San Donà di Piave arrestoi 23-vjeçarin shqiptar, me inicialet B.R., të shtunën e kaluar në mbrëmje.

Ai u kap në flagrancë ndërsa shiste disa doza kokaine në park. I riu, i papunë dhe me qëndrim të paligjshëm në Itali, u gjet gjithashtu në posedim të një shume të madhe parash, që besohet të jenë të ardhurat e një operacioni trafiku droge që ishte tashmë i strukturuar mirë dhe fitimprurës.

Pas arrestimit të tij, 23-vjeçari u mbajt në stacionin lokal të policisë deri në mëngjesin e djeshëm, më 30 mars, kur u soll në gjykatë për një seancë dëgjimore për dënimin. Pas një gjykimi të shkurtuar, autoritetet gjyqësore vendosën një dënim me tetë muaj burgim dhe një gjobë prej 800 eurosh. Po ashtu kanë nisur edhe procedurat për dëbimin e tij nga Italia pasi ta vuajë këtë dënim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 31 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI