Flash

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Lapsi.al 31 March 2026
Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike si një hale.

Para socialisteve, Rama mori shembullin e ish-deputetit demokrat, Halit Valteri që tashmë është i është bashkuar Partisë Socialiste.

Rama duke bërë batuta me Valterin e ka quajtur këtë të fundit si ballist që iu bashkua PS-së, ndërkohë që duke folur për PD-në, tha se kjo e fundit nuk ishte parti, por një hale.

"Ka vetëm një arsye pse ne i arrijmë 83 mandate, sepse ne kemi parti. Ata s’kanë parti. Atje kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash. Ku kanë ata?

Kjo është një forcë e madhe që kemi, duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë, duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë.

Ja ku është dhe ai ballisti Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, ika thoshte ika nga Partia Demokratike. Po ç’parti ike? Ike nga një hale atje. Edhe erdhe gjeti parti këtu. Dhe nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Të marri dhe ca të tjerë? T’i marrë po ku ti marri? Ne i presim të gjithë, mirë se të vijnë. Ne i duam të tërë të vijnë këtu. Në rregull jemi Këto kisha unë.", tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI