Flash

Ishte bukur aq sa zgjati/ Kosova "zgjohet" nga ëndrra e Kupës së Botës

Lapsi.al 31 March 2026
Ishte bukur aq sa zgjati/ Kosova "zgjohet" nga ëndrra e

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Turqia në Prishtinë në ndeshjen finale të “play-off"-it të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për të udhëtuar në SHBA, Kanada e Meksikë.

“Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi, nga një gol i shënuar në pjesën e dytë. Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi në minutën e 53-të.

Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildiz, nga pasimi i të cilit u krijua goli. Kosova pati rastet e saj gjatë tërë ndeshjes, por nuk arriti të dërgojë dot topin në rrjetë.

Sulmuesi Fisnik Asllani e testoi dy herë portierin turk, Ugurcan Cakir, por nuk dot ta mposhtë.

Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne. Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Shikoni golin e Turqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkogl...

22:07

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike...

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI