Flash

Institucionet e drejtësisë mohojnë të jenë hakeruar nga Homeland Justice

Lapsi.al 31 March 2026
Institucionet e drejtësisë mohojnë të jenë hakeruar nga

Institucionet e drejtësisë shqiptare mohuan të jenë sulmuar të martën më 31 korrik nga hakerat iranianë që administrojnë llogarinë Homeland Justice në Telegram. Sipas postimeve të Homeland Justice në Telegram paraditen dhe mesditën e të martës, ata kishin hakeruar dhe kishin nën kontroll sistemin online të Prokurorisë së Përgjithshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e të gjithë gjykatave.

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se nga verifkimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së deri rreth orës 12:40, nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese në formën hackerimit.

Pak më vonë reagoi edhe Gjykata e Lartë përmes një njoftimi të shkurtër duke bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë sulm kibernetik në sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Edhe KLGJ dhe KLP mohuan të ketë gjetur ndonjë gjurmë hakerimi në sistemet e tyre të brendshme apo në faqen gjykata.gov.al.. SIpas këtyre institucioneve, t gjitha sistemet janë funksionale dhe se nga verifikimet e kryera deri në mesditë nuk ishte konstatuar ndonjë sulm kibernetik. Megjithatë, burime pranë KLGJ e KLP pohuan se monitorimi do të vazhdonte.

Homeland Justice, sipas dy raporteve të Microsoft dhe FBI, janë identifikuar si hakera me origjinë iraniane. Që prej vitit 2022 ata kanë kryer disa sulme kibernetike të njëpasnjëshme ndaj institucioneve shtetërore shqiptare apo edhe zyrtarëve të lartë publikë në vend, duke publikuar të dhëna sensitive në Telegram. /Reporter.al

Të këshilluara

VIDEO/ Shikoni golin e Turqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkogl...

22:07

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike...

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI