Flash

Berisha: E-Albania tani është Ergys Agasi Albania që nuk funksionon

Lapsi.al 31 March 2026
Berisha: E-Albania tani është Ergys Agasi Albania që nuk

Kreu i PD Sali Berisha, nga diskutimi mbi Reformën Territoriale, hodhi akuza edhe ndaj platformës e-Albania, për të cilën u shpreh se tashmë mund të quhet “Ergys Agasi Albania”. Kryedemokrati deklaroi se nuk po iu ofrohet shërbim qytetarëve duke akuzuar se prioritet i qeverisë është plaçkitja dhe grabitja e pasurive publike.

Berisha theksoi se modeli aktual ka favorizuar largimin e banorëve dhe ka bllokuar zhvillimin e territorit, duke shkatërruar shërbimet dhe duke penguar investimet lokale.

'Qytetet të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet bazë që përbëjnë edhe krenarinë e funksioneve të tyre. Ato nuk u ofrojnë qytetarëve dot shërbime. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se atje ka gjetur magazinat për të depozituar arkivën Edi Rama. Në një kohë kur rrethet kanë pasurinë e tyre, traditën e tyre, por mbi të gjitha qytetarët duhet të kenë shërbimin. E-albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania, shtoni E Albania. E-albania është posta e Hazirit. Cili ishte posta e Hazirit. E kam treguar edhe herë të tjera. Haziri ishte një patriot dhe ishte postier, merrte postën nga Kukësi e sillte në Tropojë.

Por shihte letrën. Por kjo letër thotë, me siguri Yllit ja kërkojnë djalin ushtar. E hidhte në Drin. Kjo letër tjetër për filanin. Me siguri kërkojnë xhandarët që ta arrestojë. E hidhte në Drin. Haziri e bënte nga vullneti për tu asistuar qytetarëve, por e-Albania nuk funksionon. Prandaj të mendosh se do të përfitojë nga e-Albania qytetari në Pogon, Valbonë apo në Theth, apo në zona të tjera ku interneti nuk funksionon në mes të Tiranës dhe funksionoka atyre, do të thotë të tallesh me qytetarët. Pse bëhen këto? Vetëm për të vjedhur. Dhe tani së fundmi Shqipëria bëhet vendi unik në botë, me një zyrë të vetme kadastrale në kryeqytet për gjithë vendin. E merrni vesh ju se grabitja, plaçkitja e pasurive publike, tokave, brigjeve e trojeve është tani përparësi absolute e këtij regjimi. Është përparësi absolute,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI