Flash

Anulimi i samitit të Bërdo-Brionit, reagon BE: Jemi të keqardhur!

Lapsi.al 31 March 2026
Anulimi i samitit të Bërdo-Brionit, reagon BE: Jemi të keqardhur!

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në thelb të procesit të integrimit evropian dhe përbëjnë pjesë thelbësore të rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe në krijimin e një klime që favorizon zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë të së kaluarës”, tha Komisioni Evropian.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, e anuloi takimin e Bërdo-Brionit, i cili duhej të mbahej në maj, duke thënë se tani për tani nuk ka kushte për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kroaci.

“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, të cilave u kemi dëshmuar ditët dhe javët e fundit, janë në kundërshtim të plotë me qëllimin e Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Millanoviç të hënën.

Vuçiç, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do t’i “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetje logjistike nga një shtet fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë kanë bërë nga Zagrebi dhe sa të mëdha kanë qenë përpjekjet e tyre. Në Kula (komunë në veri të Serbisë) kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha Vuçiç.

Pas shpërthimit të protestave kundër Qeverisë për shkak të vdekjes së 16 njerëzve në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar në disa raste shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, gjë që zyrtarët në Zagreb e kanë mohuar ashpër, informon REL.

Procesi i Bërdo-Brionit është një iniciativë politike rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet që nga vitit 2013, me qëllim për të nxitur bashkëpunim dhe për ta përshpejtuar integrimin e rajonit në BE.

Nga kabineti i Millanoviçit u njoftua se Kroacia dhe Sllovenia, si vende anëtare të BE-së, e kanë iniciuar procesin Bërdo-Brioni me synim përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.

Si bashkëkryesues i procesit Bërdo-Brionit, Millanoviç i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.

Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe liderët e Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të këshilluara

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike...

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI