Flash

Amerika fillon të ndjejë pasojat e luftës, nafta kërcen mbi 1 dollarë për litër

Lapsi.al 31 March 2026
Amerika fillon të ndjejë pasojat e luftës, nafta kërcen mbi

Çmimi mesatar i karburantit në SHBA ka kaluar kufirin e 1.06 dollarëve për litër për herë të parë në gati katër vjet, ndërsa lufta me Iranin vazhdon të shtyjë lart çmimet e energjisë.

Sipas organizatës amerikane AAA, çmimi mesatar kombëtar për benzinën e zakonshme ka arritur në 4.02 dollarë për gallon, ose rreth 1.06 dollarë për litër, më shumë se 0.26 dollarë për litër më lart krahasuar me fillimin e luftës. Edhe çmimi i naftës diesel është rritur ndjeshëm, me rreth 0.45 dollarë për litër më shumë.

Një nga arsyet kryesore është bllokimi praktik i Ngushticës së Hormuzit gjatë muajit të fundit, një korridor jetik për transportin e energjisë nga Lindja e Mesme. Si pasojë, prodhimi dhe lëvizja e naftës dhe gazit në rajon janë ngadalësuar ose ndalur, duke rritur fort çmimin e naftës bruto, lënda bazë për benzinën dhe dieselin.

Përpara nisjes së konfliktit, më 28 shkurt, benzina në SHBA kushtonte mesatarisht rreth 0.79 dollarë për litër. Nafta diesel ishte rreth 0.99 dollarë për litër. Tani çmimi mesatar i dieselit ka shkuar në 1.44 dollarë për litër.

Përveç rritjes së çmimit të naftës bruto, AAA thekson se një tjetër faktor që ka ndikuar javën e fundit është edhe kërkesa e lartë për karburant gjatë sezonit të pushimeve të pranverës.

Çmimi prej 1.06 dollarësh për litër është niveli më i lartë që nga gushti i vitit 2022. Si mesatare kombëtare, kjo do të thotë se në disa shtete amerikane shoferët kanë kohë që paguajnë edhe më shumë.

Megjithatë, çmimet aktuale mbeten ende nën rekordet historike të vendosura në qershor 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë, kur benzina arriti në rreth 1.32 dollarë për litër dhe diesel në rreth 1.54 dollarë për litër.

Në Britaninë e Madhe, çmimi mesatar i benzinës është rritur me 14%, ndërsa ai i dieselit me 27% që nga fillimi i luftës.

Disa vende, si Sri Lanka dhe Bangladeshi, kanë vendosur tashmë kufizime në furnizimin me karburant, ndërsa javën e kaluar Sllovenia u bë vendi i parë i Bashkimit Europian që ndërmori një masë të tillë.

Në Australi, qeveria ka përgjysmuar për tre muaj taksën mbi shitjen e karburantit për të ndihmuar shoferët, ndërsa dy shtete kanë ofruar përkohësisht transport publik falas për të nxitur qytetarët të përdorin më pak makinat.

BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI