Flash

Tre muaj pas arrestimit të Maduros, rihapet amabsada amerikane në Venezuelë

Lapsi.al 30 March 2026
Tre muaj pas arrestimit të Maduros, rihapet amabsada amerikane në

SHBA ka njoftuar ditën e sotme hapjen e ambasadës amerikane në Venezuelë, shtatë vite pas mbylljes së saj dhe gati tre muaj pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro në një operacion ushtarak.

"Sot, ne po rifillojmë zyrtarisht punën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Karakas, duke shënuar një fazë të re në praninë tonë diplomatike në Venezuelë", njoftoi Departamenti i Shtetit.

Mediat shkruajnë se që nga arrestimi i Maduros, nënpresidentja Delcy Rodriguez ka shërbyer si presidente e përkohshme dhe ka qeverisur nën presionin e Uashingtonit, me Presidentin Donald Trump që shprehu interes të madh për rezervat e mëdha të naftës së vendit.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit, thuhet se rihapja e ambasadës së tyre në Karakas do të forcojë aftësinë e Uashingtonit për të punuar drejtpërdrejt me qeverinë e përkohshme të Venezuelës, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi se shefja e misionit diplomatik amerikan, e ngarkuara me punë Laura Dogou, po mbikëqyr riparimet në ndërtesën e ambasadës "në mënyrë që të përgatitet, sa më shpejt të jetë e mundur, për kthimin e plotë të stafit dhe rifillimin e mëvonshëm të shërbimeve konsullore".

Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Karakasin në vitin 2019, menjëherë pasi vendosën se rizgjedhja e Nicolás Maduros ishte e paligjshme pas një zgjedhjeje që shihej gjerësisht si e dëmtuar nga mashtrimi. Që atëherë, misioni diplomatik amerikan në Venezuelë është vendosur në Kolumbinë fqinje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI