Flash

Spanja tjetër shuplakë Trump-it: I mbyll edhe hapësirën ajrore ushtrisë amerikane

Lapsi.al 30 March 2026
Spanja tjetër shuplakë Trump-it: I mbyll edhe hapësirën

Spanja ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet kundër Iranit. Lajmi u bë i ditur nga ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila deklaroi se Madridi nuk do të lejojë përdorimin e bazave ushtarake të Morón dhe Rota për asnjë veprim që lidhet me luftën në Iran.

Sipas saj, ky qëndrim i është bërë i qartë Uashingtonit që në fillim të konfliktit. Edhe ministri i Jashtëm, José Manuel Albares, tha se qëllimi i këtij vendimi është të shmanget çdo veprim që mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës.

Administrata amerikane nuk reagoi menjëherë, por presidenti Donald Trump ka kërcënuar më herët me një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës për shkak të kundërshtimit të saj ndaj luftës me Iranin.

Që prej nisjes së konfliktit në fund të shkurtit, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez është shfaqur si një nga kritikët më të ashpër të sulmeve amerikane dhe izraelite, duke i cilësuar ato si “të papërgjegjshme” dhe “të paligjshme”. 

Më herët gjatë marsit, Sánchez njoftoi se Spanja kishte refuzuar përdorimin nga SHBA të dy bazave të përbashkëta ushtarake, Rota dhe Morón, të dyja të vendosura në Andaluzí. Ai deklaroi gjithashtu se të gjitha planet e fluturimit që lidhen me operacionet në Iran janë refuzuar, përfshirë edhe ato të avionëve cisternë për furnizim me karburant.

“Ne jemi një vend sovran që nuk dëshiron të marrë pjesë në luftëra të paligjshme”, u shpreh ai.

(Madridi tashmë e mohoi përdorimin nga SHBA-të të dy bazave ushtarake të drejtuara bashkërisht në Rota dhe Morón më herët në mars)

Ky vendim pritet të komplikojë logjistikën e operacioneve amerikane. Disa bombardues amerikanë që marrin pjesë në operacionet kundër Iranit ndodhen aktualisht në bazën britanike RAF Fairford, në Gloucestershire, pasi Mbretëria e Bashkuar i dha dritën jeshile kërkesës së SHBA më 1 mars. Por tani, avionët që ngrihen nga Britania do të detyrohen të shmangin pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik dhe të fluturojnë ose mbi Atlantikun lindor, ose përmes Francës.

Sipas gazetës spanjolle El País, avionët amerikanë do të mund të kalojnë nëpër hapësirën ajrore spanjolle ose të ulen në bazat ushtarake vetëm në raste emergjente.

Në një fjalim televiziv të mbajtur më 4 mars, Sánchez iu referua luftës në Ukrainë, konfliktit në Gaza dhe ndërhyrjes në Irak, duke thënë se qëndrimi i qeverisë së tij mund të përmblidhet në një fjali të vetme: “Jo luftës”. 

Më vonë gjatë muajit, ambasada iraniane në Spanjë deklaroi se Teherani do të tregonte mirëkuptim ndaj çdo kërkese të Madridit për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, pikërisht sepse Spanja ka mbajtur një qëndrim në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të krizës, pasi nga aty kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë. Për javë të tëra, kërcënimet me sulme nga dronë, raketa dhe mina iraniane e kanë mbajtur atë praktikisht të bllokuar, duke shtyrë fort lart çmimet e naftës.

BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI