Flash

Radio Evropa e Lirë: BE nuk bën kompromis për çështjen "Balluku"!

Lapsi.al 30 March 2026
Radio Evropa e Lirë: BE nuk bën kompromis për

Shqipëria është rikthyer në fokusin e Bashkimit Evropian përsa i përket standardeve të sundimit të ligjit, një kusht thelbësor për avancimin në procesin e anëtarësimit. Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend kanë ngritur pikëpyetje serioze për përmbushjen e kritereve kyçe të integrimit.

Megjithëse Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt negociues, progresi në këtë proces mbetet i kushtëzuar nga ecuria në Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen drejtpërdrejt me gjyqësorin, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Këta kapituj, sipas metodologjisë së BE-së, hapen të parët dhe mbyllen të fundit, duke reflektuar rëndësinë që Brukseli i jep këtyre reformave.

Komisioni Evropian ka theksuar vazhdimisht se “reformat nuk janë vetëm për letër”, por duhet të shoqërohen me rezultate konkrete dhe të matshme. Në raportet e fundit të progresit, shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë presionin politik mbi sistemin e drejtësisë, nivelin e pamjaftueshëm të luftës kundër korrupsionit dhe kufizimet në lirinë e medias.

Sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë, një nga zhvillimet më të fundit që ka ndikuar negativisht në perceptimin e Brukselit është refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion.

Deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër kërkesës për heqjen e imunitetit, një vendim që u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se Parlamenti kishte bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga media, Brukseli nuk ndan të njëjtin vlerësim dhe e konsideron këtë vendim problematik në raport me standardet e sundimit të ligjit.

Ky zhvillim ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në procesin teknik të negociatave. Disa vende anëtare të BE-së kanë shfaqur rezerva për miratimin e të ashtuquajturit IBAR pozitiv për Shqipërinë, një raport kyç që vlerëson progresin në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në kuadër të Kapitujve 23 dhe 24.

Pa një miratim unanim të IBAR-it nga të 27 vendet anëtare, Shqipëria rrezikon të ngecë në fazën aktuale të negociatave dhe të mos avancojë drejt mbylljes së kapitujve.

Ndaj sipas REL, mesazhi i Brukselit mbetet i qartë: përparimi në integrimin evropian nuk mund të arrihet pa reforma të thella dhe të besueshme në sundimin e ligjit, të cilat jo vetëm miratohen në letër, por zbatohen realisht në praktikë, pra si në lejimin e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI