Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Prokuroria Speciale e Kosovës bastis shtëpinë e Shkëlzen Gashit

Lapsi.al 30 March 2026
Prokuroria Speciale e Kosovës bastis shtëpinë e Shkëlzen

Prokuroria Speciale e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të mbledh informacione dhe provave relevante lidhur me Shkëlzen Gashin, autorin e një ekspozite i akuzuar për pasaktësi për masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas provave materiale dhe raportimeve të publikuara në media nga ana e të dëmtuarve në masakrën e Dubravës, dhe masakrat tjera të ndodhura në Kosovë, e po ashtu edhe nga raportimet e qytetarëve, të cilët kanë qenë të dëmtuar dhe viktima të këtyre masakrave, Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarëve tanë duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë, e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 të KPK-së.

Andaj, Prokurori i shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të gjendjes faktike dhe sigurimit të provave tjera në këtë rast penal, AUTORIZON Zyrtarët policor, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që të ndërmarrin MENJËHER të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen informatave dhe provave relevante duke e sqaruar se cila ka qenë arsyeja e veprimeve të dyshuarit, si dhe të sigurojnë edhe prova tjera në bazë të cilave pastaj do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme”, thuhet në urdhrin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria ka kërkuar “në veçanti” që “të sigurohet menjëherë prezenca e të dyshuarit Shkëlzen Gashi”. Në urdhëresë thuhet se ai “do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit duke sqaruar veprimet e tij, dhe nga i ka siguruar burimet e informatave të cilat edhe i ka publikuar e të cilat duket të jenë të pavërteta”.

Integra dhe Admovere, dy organizatat autore të ekspozitës me pasaktësi për masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar falje në një reagim të dielën në mëngjes. Dy organizatat që drejtohen nga Shkëlzen Gashi fhe Kushtrim Koliqi bënë bërë thirrje për “diskutim të hapur” për ta adresuar këtë çështje.

Ekspozita, e cila ngjalli indinjatë të gjerë në Kosovë, me Komunën e Prishtinës që e revokoi lejen për shfaqjen e saj, doli se ishte financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Për këtë, sot para Kuvendit pati një protestë, e organizuar nga organizatat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë.

Shkëlzen Gashi tha të shtunën se për të dhënat e masakrave ishin mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Por Fondi për të Drejtën Humanitare tha në një reagim po atë ditë se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë të krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.

Të këshilluara

Qeveria heq skemën e naftës për fermerët

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet. Ministria e Bujqësisë k...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI