Flash

Porosi armësh në SHBA për t'i shitur në Angli, i riu shqiptar merr gjashtë vite burg

Lapsi.al 30 March 2026
Porosi armësh në SHBA për t'i shitur në Angli, i riu

Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6 vite e 3 muaj burg pasi tentoi të importonte një armë zjarri nga SHBA.

Henri Nikolli nga Hertfordshire porositi në mars të vitit të shkuar, te një kompani amerikane, një “paketë trajnimi për qen.” Paketa u ndalua nga Siguria Kombëtare dhe në të ndodhej një pistoletë e municione.

Nikolli u arrestua më 10 prill 2025 jashtë një shtëpie.

Në banesën e tij u gjetën tri armë të vjetra të modifikuara. Aftësia e tij për të prodhuar ose përshtatur armë e municione u vu re edhe te sendet e tjera të sekuestruara.

Në shtëpi u zbulua gjithashtu një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, përfshirë një tendë të madhe dhe mbetje të bimëve të kultivuara. Qese të vogla për shitje dhe një peshore tregonin se si peshohej produkti, ndërsa disa qese me kanabis bimor u gjetën në frigoriferi, si dhe fara kanabisi.

Shtëpia dhe makina e Nikollit u kontrolluan më vonë, ku oficerët gjetën më shumë municione, thika, telefona dhe disa karta SIM. Ndër sendet e sekuestruara ishte edhe një fletore që përshkruante artikujt, mjetet e nevojshme për prodhimin ose përshtatjen e armëve dhe municioneve si dhe video ku testonte armët në ambiente publike.

Nikolli pranoi fajësinë për disa akuza në janar 2026 në një gjykatë në St Albans.

Autoritetet britanike deklaruan se dënimi i tij është një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh i qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe drogë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI