Flash

NYT: Një raketë e re amerikane dyshohet se është pas masakrës së fëmijëve në Iran

Lapsi.al 30 March 2026
NYT: Një raketë e re amerikane dyshohet se është pas

Në ditën e parë të luftës kundër Iranit, SHBA dyshohet se përdori për herë të parë në kushte reale një raketë të re balistike, e quajtur Precision Strike Missile (PrSM). Kështu shkruan The New York Times, bazuar në analizën e videove, fotove pas shpërthimit dhe vlerësimeve të ekspertëve të armëve.

Sulmi ndodhi më 28 shkurt në qytetin Lamerd, në jug të Iranit, ku u goditën një palestër sportive dhe një shkollë fillore pranë një objekti të Gardës Revolucionare. Sipas autoriteteve iraniane, nga sulmi humbën jetën të paktën 21 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sipas gazetës amerikane, mënyra e shpërthimit në ajër dhe dëmtimet në ndërtesa përputhen me karakteristikat e raketës PrSM, e cila është projektuar të shpërthejë pak mbi objektiv dhe të shpërndajë fragmente metali në një zonë të gjerë. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë mure dhe sipërfaqe të shpuara nga copëza metalike, ndërsa brenda shkollës shihen dritare të thyera, shenja zjarri dhe gjurmë gjaku.

(Pamjet nga sulmi, që New York Times analizoi për këtë shkrim investigativ)

New York Times citon edhe një zyrtar amerikan, i cili konfirmon në kushte anonimiteti se arma e përdorur ishte pikërisht PrSM. Edhe ekspertë të pavarur të armëve arrijnë në të njëjtin përfundim.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se palestra dhe shkolla konsideroheshin objekte civile. Sipas përfaqësuesit të Iranit në OKB, në palestër ndodhej një skuadër vajzash volejbolli, ndërsa raportime lokale thonë se mes viktimave kishte edhe fëmijë.

Komanda Qendrore Amerikane tha se është në dijeni të raportimeve dhe po i verifikon ato, duke këmbëngulur se forcat amerikane nuk godasin civilë në mënyrë të verbër.

Raketa PrSM është një armë e re amerikane me rreze të shkurtër, e prodhuar nga Lockheed Martin, dhe përdorimi i saj në Lamerd mund të ketë qenë debutimi i saj i parë në luftë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Rebelët Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Rebelët Houthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë ndaj Izraelit, duke shënuar përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konfliktin rajonal q...

11:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI