Flash

Norvegjia ul përkohësisht taksën e karburantit për shkak të luftës në Iran

Lapsi.al 30 March 2026
Norvegjia ul përkohësisht taksën e karburantit për shkak

Norvegjia ka ulur përkohësisht taksën për benzinë dhe naftë për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve të karburantit të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Nga 1 prilli, taksa për benzinën do të ulet me 4.41 korona për litër (39 cent euro) dhe ajo për naftën me 2.85 korona për litër (25 cent euro).

Mediat shkruajnë se ky vendim u mor pas një votimi të mbajtur të enjten në parlamentin norvegjez, gjatë të cilit deputetët votuan pro uljes së taksës së karburantit, megjithëse qeveria ishte kundër masës. Një nga pesë partitë në koalicionin qeverisës, mori anën e opozitës dhe votoi në favor të reduktimit.

Qeveria sqaroi se vendimi për uljen e taksave vlen edhe për produktet e naftës që përdoren në peshkim dhe gjueti. Norvegjia është prodhuesi më i madh i hidrokarbureve në Evropë jashtë Rusisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI