Flash

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk kemi negociuar me SHBA, por kemi dërguar mesazhe

Lapsi.al 30 March 2026
Ministria e Jashtme iraniane: Nuk kemi negociuar me SHBA, por kemi dërguar

Situata në Iran, si pasojë e luftës vijon të mbetet e tensionuar. Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar se nuk ka negociuar me e SHBA, por ka dërguar mesazhe.

“Ne nuk kemi zhvilluar asnjë negociatë me Shtetet e Bashkuara gjatë 31 ditëve të luftës”, tha Ministria e Jashtme iraniane, duke nxituar të sqarojë se ka pasur komunikim me ndihmën e vendeve të treta.

Mediat shkruajnë se Teherani pranoi se kishte një kërkesë për negociata të shoqëruara me propozime amerikane që na arritën përmes një numri ndërmjetësish, përfshirë Pakistanin. Në fund të deklaratës së saj, Ministria thotë se vendi do shtojë mbrojtjen, pasi po përballet me një agresion të vazhdueshëm amerikan.

"Pozicioni ynë është i qartë: ne i kushtojmë të gjitha përpjekjet tona mbrojtjes së sovranitetit tonë në mes të agresionit të vazhdueshëm amerikan", përfundon Ministria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI