Flash

Gjimshiti sfidon Ukrainën e i trembet Malinovskyi: “Mos ta lejojmë të godasë portën”

Lapsi.al 30 March 2026
Gjimshiti sfidon Ukrainën e i trembet Malinovskyi: “Mos ta

“Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit”. Berat Gjimshiti bën një përmbledhje të shkurtër të një rrugëtimi që u mbyll me eliminimin nga Polonia. Një humbje që ka sjellë zhgënjim, pikërisht para ndeshjes me Ukrainën, tashmë një miqësore: “Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe ta kthejmë në forcë dhe me pozitivitet, për të ardhmen e kombëtares shqiptare”.

Precedentët me Ukrainën nuk janë në favorin tonë me 6 humbje 1 barazim e vetëm 1 fitore, por megjithatë në Valencia është një ndeshje e re, për më tepër që edhe të besuarit e Rebrov vijnë nga eliminimi përballë Suedisë: “Është skuadër e fortë në këto nivele si ne, Polonia apo Suedia që ishte në “Final Four” si thuhet për biletën e fundit në Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar - tha Gjimshiti, që u ndal edhe te gjendja e ekipit -. Të mërzitur, por sa më shumë kohë kalon duhet ta kthejmë në forcë. Duhet të mendojmë vetëm për të marrë nesër diçka positive”.

Lexo më tej: Sylvinho, në Valencia ndeshja e fundit në pankinën e Shqipërisë: çfarë do të ndodhë

Kujdes nga Ukraina e mbi të gjithë nga Malinovskyi, një njohje e vjetër e kapitenit Gjimshiti: “Kemi kaluar disa vite shumë pozitive tek Atalanta. E vlerësoj si lojtar dhe si djal akoma më shumë. Besoj dhe tek Ukraina është lojtar kyç. Gjëja më e fortë e Malinovskit është gjuajtja nga distanca. Duhet me qenë afër në mbrojtje dhe mos ta lejojmë të godasë portën, shpesh e ka gjuajtje të jashtëzakonshme dhe shumë të forte”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI