Flash

Erjon Braçe për bashkinë e Tiranës, “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi”

Lapsi.al 30 March 2026
Erjon Braçe për bashkinë e Tiranës, “Gjërat

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, deklaroi para parlamentit se vetëofrimi për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës nuk lidhet me ambicie personale. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të kandidojë, ai tha se “gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi”.

“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Nuk bëhet fjalë për ambicie personale. Po të ishte për personale, nuk do të kishte fare vlerë. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS-së dhe aty mbetet,” shtoi Braçe.

Në takimin e Asamblesë së PS në njësinë numër 5 mbajtur mbrëmjen e së shtunës, deputeti Erion Braçe u vetëofrua për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ky qendrim i Braçes vjen në një kohë kur Edi Rama ka shpallur kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu në vjeshtën e vitit të shkuar kur u shpallën zgjedhje të parakohëshme për Tiranën, por që më pas u anuluan nga Gjykata Kushtetuese.

Deri tani Braçe ka luajtur rolin e të pakënaqurit brenda radhëve të partisë, duke u ankuar për ndonjë parkim të zënë në rrugët e Tiranës, për çmimet e larta të karburanteve etj, por gjithnjë dukë bërë sikur nuk e sheh elefantin në dhomë; korrupsionin që ekziston në administratën socialiste nga këmbët te koka e organizatës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI