Flash

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Berisha: U emërua një figurë problematike

Lapsi.al 30 March 2026
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Berisha: U emërua një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit. Gjatë konferencës për mediat, Berisha teksa e quajti atë problematik, deklaroi se shumë shpejt do të paraqesë prova që e implikojnë drejtorin e ri. Berisha deklaroi se Skënder Hita është një emër i përzgjedhur nga Belinda Balluku për të qenë në krye të Policisë.

“Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivën e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Skëndër Balluku, u emërua Skënder Balluku. Ky është një pjon i Lubisë së Karakaçi e stërkarakaçi. Lubizimi nuk është asgjë tjetër veçse Lubizimi i organizatës kriminale. Është thënë një muaj para që Lubia ka përcaktuar drejtor policie, drejtorin e Fierit.

Sidoqoftë, shumë shpejt do paraqesim të gjithë materialet për të. Që sot e tutje do ta quani drejtori Balluku. Në fakt Rama është një skallav i mirë i Lubisë dhe për këtë Lubia do hyjë në histori. Gratë ndonjëherë kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon, se Rama është një skllav i saj, në kuptimin e vjedhjeve. Ka 25 vjet bashkëveprim, bashkëpunim të ngushtë dhe ajo është shumë e kujdesshme për të regjistruar cdo gjë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI