Flash

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël Arkitektonik Urban"

Lapsi.al 30 March 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Vendimi vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike që mbart qyteti, duke synuar njëkohësisht mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë së tij kulturore.

Sipas ministrit Gonxhja, ky status i ri nuk ka vetëm vlerë simbolike, por përbën një hap konkret drejt forcimit të identitetit historik dhe kulturor të Delvinës. Në të njëjtën kohë, ai hap rrugë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit kulturor dhe nxitjen e ndërhyrjeve restauruese në zonë.

Gjithashtu, shpallja synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 30 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:15

Parashikimi: Java nis me mot të kthjellët

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të alternuara me vranësira ...

07:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI