Ballkon me qira 500 euro?
Biletat u shitën menjëherë brenda një nate, menjëherë pas fitores në Uells. Ndoshta edhe për këtë arsye disa persona janë organizuar për të shfrytëzuar sa më mirë panoramën që ofron dritarja e banesës së tyre për të parë ndeshjen pa pasur nevojë as për biletë. Sky Sport dhe konkretisht gazetari Gianluigi Bagnulo tregojnë brendësinë e një prej banesave të pallateve që ndodhen pas stadiumit të Zenicës, duke përgënjeshtruar lajmin e rremë se ato vende po jepeshin me qira për 500 euro.🚨 𝗖’𝗘𝗦𝗧 𝗜𝗖𝗜 𝗤𝗨𝗘 𝗩𝗢𝗡𝗧 𝗝𝗢𝗨𝗘𝗥 𝗟𝗘𝗦 𝗜𝗧𝗔𝗟𝗜𝗘𝗡𝗦 🇮🇹 𝗙𝗔𝗖𝗘 𝗔̀ 𝗟𝗔 𝗕𝗢𝗦𝗡𝗜𝗘 🇧🇦 𝗠𝗔𝗥𝗗𝗜 𝗣𝗢𝗨𝗥 𝗔𝗟𝗟𝗘𝗥 𝗔𝗨 𝗠𝗢𝗡𝗗𝗜𝗔𝗟 !🌋🥵 Les habitants vivant dans les immeubles autour peuvent regarder le match depuis leur balcon. 😭 Ça va être chaud. pic.twitter.com/iiAgsNwNza
— BeFootball (@_BeFootball) March 29, 2026
Histori me AI
Dritaret e treguara kanë një pamje spektakolare mbi fushën që do të presë ndeshjen e madhe mes Bosnjës dhe Italisë. Megjithatë, të gjithë banorët e zonës e kanë mohuar menjëherë zërin sipas të cilit po jepnin me qira ballkonet e shtëpisë për 500 euro: bëhet fjalë për një foto të krijuar me inteligjencë artificiale. Ditët e fundit ishte folur pikërisht për këtë mundësi, me disa persona boshnjakë dhe italianë që do të kishin ofruar para vetëm për ta ndjekur ndeshjen nga ballkonet dhe dritaret e pallateve të ndërtuara pas stadiumit. Por nuk ka asgjë më të pavërtetë.Një banesë normale shndërrohet kështu në një Sky Box të vërtetë, si ato që përdoren zakonisht në stadiumet e Europës dhe botës dhe që ofrojnë komoditet nga një pozicion i privilegjuar. Një nevojë në këtë moment për banorët, duke parë përgjigjen e jashtëzakonshme të publikut për këtë ndeshje që mund të jetë historike për të gjithë Bosnjën.C’è anche chi Bosnia-Italia potrà guardarsela dalla finestra di casa…
— Gianluigi Bagnulo (@GianluBagnu) March 29, 2026
Grazie signor Miki per l’ospitalità 😄 pic.twitter.com/Yopu064jGV