Flash

Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim

Lapsi.al 30 March 2026
Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim

Kreu i Opozitës deklaroi se, Partia Demokratike ka sot drejtimin absolut më themelor drejt organizimit. Në një deklaratë për shtyp, ai u shpreh se, ky mision kërkon që të bëhet gjithçka për të fuqizuar PD.

Megjithatë ai i rikujtoi audiencës kushtet në të cilën aktualisht ndodhet opozita shqiptare mes asj që ai e cilëson si 'narkoshtet'

"Mos harroni se aktualisht në kushtet që jemi, narkodiktatura i tha komunitetit ndërkombëtar, unë nuk pyes për ju. Pse? E ka për jetë a vdekje ai atë betejë. E ka për veten e vet ai, sepse e di që kudo që ta prekësh del i korruptuar, ai del delinkuentë në çdo gjë. Dhe mos mendojmë se do të ndryshojë. Pra, mbetemi vetëm ne. Mbetet vetëm PD, nuk është detyrë e lehtë, është detyrë shumë e vështirë, është mision i vështirë.

Dhe ky mision kërkon që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar PD. Pra, në mbledhje paraprake po me ju diskutuam për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet që të kontrolloni këtë proces në mënyrë që anëtarësia të pajiset sa më shpejtë me dokumente. Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim, organizim, organizim. Pra, të merremi me partinë.", tha Berisha.

Të këshilluara

Emri/ Vdes në spital i dënuari përjetë!

Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne, 30 mars, i dënuari me burgim të përjetshëm Hysni Qamil Repaj. 64-vjeçari lindur dhe banues në Shkodër vuante dëni...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI