Flash

Berisha: Shqipëria në vendnumëro për integrimin

Lapsi.al 30 March 2026
Berisha: Shqipëria në vendnumëro për integrimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se presioni që i është bërë drejtësisë në lidhje me ish zëvendës Kryeministren Belinda Balluku ka ndikuar procesin e integrimit të vendit në Bahkimin Europian.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai ka deklaruar se në rast se raporti IBAR nuk miratohet në mënyrë unanime nga vendet anëtare, Shqipëria nuk ecën dot përpara në mbylljen e kapitujve. Sipas tij vendi është në vendnumëro në këtë aspekt.

“Siç e dini, Rama, deklaroi në mënyrë të papërgjegjshme, se një vendim të tillë do ta merrte çdo parlament i një vendi demokratike. E vërteta është krejt tjetër. E vërteta është se për Brukselin, shqiptarët dhe cilido që ka abc e shtetit ligjor, ky është vendim antikushtetues, me pasoja të rënda, shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit. Ky vendim detyroi një numër vendesh, anëtare të BE, që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit. Në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë. Për ta të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se deri sa vendet e BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin e standardeve, Shqipëria nuk do të mundet të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Kjo është e vërteta. Shqipëria është e bllokuar, në vend numëro, nuk ecën dot para. Ky raport është unanim. Shqiptarët ta kenë të qartë se Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij, duke bllokuar arrestimin e Ballukut në parlament, bllokoi de-facto bllokimin e procesit të BE. Bëj këtë sqarim për mediat, në lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte. Këto janë shpjegime dhe komente që bëjnë përfaqësuesit e BE për Europa e Lirë.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI