Flash

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohet punonjësi i OSHEE-së

Lapsi.al 29 March 2026
Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohet

Polica ka zbuluar ditën e sotme në Shijak, një ambient në të cilin kultivoheshin bimë narkotike. Në kuadër të kësaj janë arrestuar katër peroan, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE-së. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI