Flash

Raklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

Lapsi.al 29 March 2026
Raklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me

Humbja me Poloninë la një shije të hidhur, pasi Kuqezinjtë shënuan të parët, por e pësuan nga gabimet në pjesën e dytë. Gjithësesi, për ish-sulmuesin Altin Rraklli, duhet menduar që në miqësoren e së martës me Ukrainën të shfrytëzohen për lojtarë të rinj.

“Unë them që i kemi të gjitha mundësitë që të shikojmë përpara. Ekipi u përfaqësua shumë mirë. Pilo ishte një element i ri që mua më pëlqeu shumë, pavarësisht rastit që humbi. Lojtarët e rinj që kemi duhet t’i japim shansin për këtë ndeshje, sepse miqësoret janë për këtë qëllim”, tha Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares.

Rraklli, i cili ka luajtur mbi 60 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar 11 gola, komentoi për TV Klan edhe për ardhmen e Sylvinho.

“Nëse unë do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë dhe do të kërkoja diçka tjetër. Patjetër që ka bërë një punë të konsiderueshme dhe ndoshta ka dëshirë të vazhdojë”, shtoi Rraklli.

Sylvinho është nën kontratë deri në fund të qershorit. Ndeshja me Ukrainën do të luhet të martën prej orës 20:45 në stadiumin e Levantes.

Të këshilluara

Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur

22 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë vdiqën në brigjet e Greqisë, sipas rojes bregdetare greke. 26 të tjerë mbijetuan dhe u shpëtuan nga një anije e ...

17:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI