Flash

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, flet Peleshi

Lapsi.al 29 March 2026
Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, flet Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes kryeministrit Rama dhe deputetes, Elisa Spiropali, i cili ndodhi ditën e djeshme në mbledhjen e Grupin parlamentar të PS-së. Gjatë një prononcimi për mediat, Peleshi është shprehur se nuk ka përçarje në PS, por ka diskutime.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme ka pasur diskutimi të shëndetshëm. Kryetari i Kuvendit tha se deputetët e PS-së, nuk janë në një formacion ushtarak, në të cilin nuk ka mendime dhe mungesë demokracie të brendshme. Në fund, ai e quajti debatin e raportuar mes Ramës dhe Spiropalit një thashetheme pa asnjë kontekst politik.

Pyetje: A ka përçarje në PS?

Niko Peleshi: Nëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI