Flash

PAMJET/ Shembje masive në Prishtinë, zona të tëra mbeten pa ujë

Lapsi.al 29 March 2026
PAMJET/ Shembje masive në Prishtinë, zona të tëra mbeten pa

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit  në disa zona të kryeqytetit të Kosovës për shkak të shembjes së një rruge që e ka dëmtuar rrjetin.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina publikoi pamje nga momenti i shembjes së rrugës. Siç shihet në pamje, rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj, ndërsa poshtë saj duken tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi tha se kanë filluar menjëherë hetimet. Në pyetje është marrë personi përgjegjës i kompanisë që po kryente punime. Gashi ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve nëse ka elemente të veprës penale.

Ai ka thënë se hetimet do të zgjerohen edhe në pista tjera, duke mospërjashtuar as zyrtarët komunalë, nëse sipas tij, vërehet se dikush prej tyre ka pasur përgjegjësi mbikëqyrëse. /LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur

22 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë vdiqën në brigjet e Greqisë, sipas rojes bregdetare greke. 26 të tjerë mbijetuan dhe u shpëtuan nga një anije e ...

17:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI