Flash

Muçi largohet nga grumbullimi i Kombëtares, Asani nuk stërvitet

Lapsi.al 29 March 2026
Muçi largohet nga grumbullimi i Kombëtares, Asani nuk stërvitet

Kombëtarja shqiptare ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive Parador de El Saler të Valencias, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë.

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.

Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Për këtë arsye, dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Silvinjo vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin.

Gjithashtu, në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia. Biletat e ndeshjes mund të blihen direkt online në këtë link. /LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur

22 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë vdiqën në brigjet e Greqisë, sipas rojes bregdetare greke. 26 të tjerë mbijetuan dhe u shpëtuan nga një anije e ...

17:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI