Flash

U soll i pajetë nga disa persona në spitalin e Sarandës, dyshimet e para

Lapsi.al 28 March 2026
U soll i pajetë nga disa persona në spitalin e Sarandës, dyshimet

Një person i pajetë është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 22:00.

48-vjeçari, i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, u soll në spital nga disa persona me një makinë të bardhë, të cilët më pas u larguan menjëherë.

Policia është njoftuar dhe ka nisur hetimet, duke këqyrur edhe kamerat e sigurisë për identifikimin e mjetit me targa greke.

Sipas të dhënave paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë arrest kardiak.

Ende nuk dihen arsyet e pranisë së tij në Sarandë. Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI