Flash

Shpërthen debati mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit, ndërhyn edhe Rama

Lapsi.al 28 March 2026
Shpërthen debati mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit, ndërhyn

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me tensione mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili dhe ish-ministres Elisa Spiropali. Sipas burimeve brenda mbledhjes, gjatë prezantimit të Ismailit mbi strategjinë e komunikimit, Spiropali nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. E indinjuar ish-ministrja e Jashtme mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Spiropali i ka kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët.

“Pak më shumë respekt për deputetët. Mos na fol ashtu, me respekt se jemi dhe deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Debati është përshkallëzuar më tej, duke detyruar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kërkuar Spiropalit të mos ndërpriste fjalën e ministres. Sipas të njëjtave burime, ai ka paralajmëruar edhe me përjashtim nga mbledhja nëse situata do të vijonte.

“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, ka deklaruar Rama, sipas burimeve. Në fund, situata është qetësuar pas ndërhyrjes së deputetit Erion Braçe. Ky episod vjen në vijim të një debati të mëparshëm brenda grupit parlamentar, lidhur me mungesën e Spiropalit në një votim të rëndësishëm në Kuvend, çështje për të cilën ajo kishte kërkuar diskutim të hapur në grup, por që nuk u trajtua në këtë mbledhje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI