Flash

"Punët për Shqipërinë", Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Lapsi.al 28 March 2026
"Punët për Shqipërinë", Rama në fushatë

Takimi i sotëm i Edi Ramës me ministrat dhe grupin parlamnetar të Partisë Socialiste shënon fillimin e një parafushate elektorale.

Sic mëson Lapsi.al kjo parafushatë do të vijojë deri më 12 qershor kur përkon edhe me 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Nën sloganin “Punët për Shqipërinë”, Rama dhe ministrat do të jenë në terren në të gjithë vendin në përballje me qytetarët por edhe për një riorganizim të partisë.

Pas shkelmimit që i bëri reformës në drejtësi duke u bërë mburojë për Belinda Ballukun, sondazhe të brendshme në PS nxjerrin rezultate jo të mira sidomos në Tiranë. Tani që maskat kanë rënë dhe mbretin e kemi lakuriq, Rama ndien se pozitat e tij në opinionin publik dhe kancalaritë europiane nuk janë si më parë.

E gjithë lëvizja e tij është për të mbushur këtë zbrazëti të madhe të krijuar nga korrupsioni, keqqeverisja dhe përplasja me drejtësinë.

Rama dhe qeverisja e tij janë në një stanjacion të plotë dhe rikuperimi me kredo të reja morale apo performancë të qeverisë duket se është një mision i pamundur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherri/ Plagosje me thikë në Korçë

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10. Njëri prej tyre ës...

10:56

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Grupin Parlamentar si dhe qeverinë. Mbledhja do të nis në orën 11:00 dhe fjalën hapëse do ta ketë Sekretari i P...

09:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI