Flash

Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagosen tre persona, mes tyre dy të mitur

Lapsi.al 28 March 2026
Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagosen tre persona, mes tyre

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Corsa”, teksa ka tentuar të kalojë në një rrugë dytësore në anën tjetër të karrexhatës, është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre anëtarë të së njëjtës familje, babai dhe dy fëmijët e mitur. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI