Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 26-vjeçarit turk në Tiranë

Lapsi.al 27 March 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 26-vjeçarit

Një shtetas turk është arrestuar nga policia në Tiranë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm që synonin të kalonin ilegalisht në BE.

26-vjeçari u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet shtetasi turk.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI