Flash

Parashikimi i motit: Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira

Lapsi.al 27 March 2026
Parashikimi i motit: Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të vijojnë deri në pasditen e vonë, me intensitet të ulët dhe herë pas here në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në zonat malore priten reshje dëbore: në Alpe dhe verilindje mbi 400–500 metra, si dhe në lindje e juglindje mbi 700–800 metra, me intensitet të ulët deri mesatar. Në zona të veçanta malore mund të ketë edhe stuhi të përkohshme dëbore.

Pasdite vonë reshjet do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim. Në det, valëzimi pritet të jetë 2–4 ballë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI