Flash

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, pranga 36-vjeçarit në Shijak

Lapsi.al 27 March 2026
Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, pranga

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Rrugore në Shijak. Ai u kap teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.

Më tej në njoftim blutë theksojnë se gjatë 3 muajve të fundit kanë vendosur në pranga edhe 4 persona të tjerë gjithashtu që drejtonin automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

“Policia Rrugore e Durrësit, gjatë 3 muajve të fundit, ka vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që drejtonin automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet, gjendje të dehur, në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike”, thuhet më tej në njoftim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI