Flash

Bulqizë/ 30-vjeçari plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

Lapsi.al 27 March 2026
Bulqizë/ 30-vjeçari plagos veten në gjendje të dehur,

Një 30-vjeçar është vetë-dëmtuar me thikë, veprim që dyshohet se e ka bërë në gjendje të dehur.

I riu nga Bulqiza është transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë).

30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI