Flash

Berisha: Rama bleu votën e pensionistëve, 50 euro lokalet, 100 euro në parlamentare!

Lapsi.al 27 March 2026
Berisha: Rama bleu votën e pensionistëve, 50 euro lokalet, 100 euro

Kreu i selisë blu, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj mazhorancës socialiste dhe qeverisë, se ka blerë zgjedhjet e fundit lokale dhe të përgjithshme, duke paguar nga 50 dhe 100 euro për votë pensionistët dhe shtresa të tjera sociale.

Ndërsa zhvilloi sot (27 mars) një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale në Partinë Demokratike, ai foli për situatën kritike me krizën ekonomike, të çmimeve të ushqimeve, si dhe abuzimet financiare të pushtetit.

Për të, çështja e minimumit jetik është emergjencë, pasi shqiptarët janë në varfëri ekstreme, teksa premtoi rritje rrogash dhe pensionesh në nivelet evropiane nëse PD vinte në pushtet.

Berisha tha se më shumë se 40% e shqiptarëve përballen me vështirësi ekonomike që prekin kafshatën dhe shëndetin e tyre.

“Së bashku debatojmë për një problem i cili intereson jetën e më shumë se 40 për qind të shqiptarëve, prek kafshatën dhe shëndetin e gjysmës së popullatës në vend. Shqipëria është në një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, në raportin e rrogave me çmimet dhe është vendi i vetëm që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik. Zhvillimet e 12-13 viteve të fundit, i shndërruan shqiptarët nga qytetarët me rroga e pensionet më të larta në rajon, në qytetarët me rrogat e pensionet më të ulëta. E vërteta është që nuk u ndoq as indeksimi i çmimeve”, tha kryedemokrati mes të tjerash.

Por ai nuk la pa denoncuar edhe blerjen e votës nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale dhe të përgjithshme, që e cilësoi “formula e mashtrimit elektoral”.

“Për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral, 50 euro vota e tyre në zgjedhjet lokale, 100 euro në zgjedhjet e përgjithshme, ndërkohë kontot bankare të qeveritarëve shkojnë në qindra milionë e miliardë. Më të keqtrajtuar se pensionistët shqiptar nuk ka dhe ata nuk e meritojnë. Jo vetëm që nuk u rritën pensionet, por edhe ata që mbaheshin me reminitancat, 35 për qind të parave ua mori droga sepse u zhvlerësuar euro”, shtoi ai.

Dhe në fund dha alarmin se Shqipëria po përjeton një dramë, ku dhe euro është zhvlerësuar nga paratë e krimit dhe karteleve të drogës.

“Jemi i vetmi vend ku euro është zhvlerësuar në mënyrë dramatike. Baronët e drogës me eurot që fusin reminitancat i përgjysmuan si vlerë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI