Flash

VIDEO/ Dokumentari që fitoi Oscar acaron keq Putinin

Lapsi.al 26 March 2026
VIDEO/ Dokumentari që fitoi Oscar acaron keq Putinin

Vladimir Putin është tërbuar nga një dokumentar që paraqet "propagandën pro-luftës" që po kryhet në Rusi, i cili u vlerësua me çmimin Oscar në ceremoninë e këtij viti. "Zoti Askush kundër Putinit" nga Pavel Talakin ka kapur mënyrën se si kryhet propaganda e luftës në Rusi në lidhje me frontin në Ukrainë.

Presidenti rus u duk mjaft i irrituar dhe kritikoi publikisht Ministren e Kulturës Olga Lyubimova për vonesat në zbatimin e kufizimeve të reja në kinema. Gjatë një takimi të transmetuar në internet, Putin tha: “Pse po diskutojmë vetëm? Ideologjikisht, ne lejojmë që të hyjnë filma krejtësisht budallenj dhe të panevojshëm, ndërkohë që nuk i mbështesim financiarisht producentët tanë.”

Putini akuzoi Perëndimin për ndikim ideologjik dhe bëri thirrje për përshpejtimin e zbatimit të masave të reja të censurës.

Dokumentari i ndaluar në Rusi

Një gjykatë në Chelyabinsk vendosi të ndalojë shpërndarjen e dokumentarit në Rusi, me qëllim që të parandalojë aksesin e publikut në të. Gjykata Qendrore Rajonale miratoi kërkesën e prokurorit për të hequr filmin nga 3 platforma video online, duke përmendur "interesin e një numri të paspecifikuar qytetarësh".

Sipas zyrës së prokurorit, dokumentari portretizon një "qëndrim negativ" ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe qeverisë së vendit, gjë që, argumentoi prokuroria, justifikon ndalimin e saj.

Është karakteristike që "posteri" i veprës e tregon regjisorin të ulur në hundën e Putinit si... Pinoku, në një përpjekje për ta tallur dhe për ta paraqitur si gënjeshtar.

Udhëheqësi rus bëri thirrje që kufizimet e reja të hyjnë në fuqi "sa më shpejt të jetë e mundur", duke propozuar zbatimin e një sistemi kuotash që synon të kufizojë ndjeshëm shfaqjen e filmave të huaj në vend.

Lyubimova e përshkroi çështjen si "të ndërlikuar", por u pajtua me kërkesat e presidentit pas kritikave të forta që mori.

Reagimet erdhën pasi dokumentari i Pavel Talakin fitoi një Oskar për dokumentarin më të mirë. Filmi ndjek përvojat e një mësuesi nga një qytet i vogël në Rusi, i cili dokumenton se si qytetarët e zakonshëm - dhe kryesisht fëmijët - janë, sipas përmbajtjes së filmit, pjesë e një sistemi propagande lufte të lidhur me Kremlinin.

Talakin, 35 vjeç, i cili punoi si videograf në një shkollë të qytetit të vogël, bashkëpunoi me regjisorin amerikan David Borenstein për të prodhuar dokumentarin. Filmi dokumenton mësimet e edukimit patriotik pro-luftës të futura në shkollat ruse gjatë operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

Talakin iku nga Rusia, duke marrë pamjet jashtë vendit dhe tani kundërshton luftën. Fillimisht ai ishte urdhëruar nga administrata e shkollës të regjistronte mësimet, por më pas vendosi të bashkëpunonte fshehurazi me regjisorin amerikan.

Kritikat për dokumentarin

Një javë më parë, autoritetet ruse e kishin kritikuar dokumentarin, duke pretenduar se ai përfshin imazhe të të miturve pa pëlqimin e prindërve të tyre, në reagimin e parë zyrtar të Moskës pas dhënies së çmimit.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Rusisë, një organ qeveritar, tha se "imazhet e të miturve u përdorën pa pëlqimin e prindërve të tyre". Sipas deklaratës, materiali fillimisht ishte menduar si "regjistrim i brendshëm i aktiviteteve shkollore për përdorim edukativ", por më pas u shfrytëzua për qëllime komerciale.

Këshilli i kërkoi Akademisë, e cila jep çmimet Oscar, si dhe organizatës kulturore të OKB-së, UNESCO, të hetojnë rastin.

Deri më tani, Moska nuk ka komentuar mbi përmbajtjen e filmit, ndërsa mediat shtetërore kanë raportuar për çmimin vetëm shkurtimisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI