Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Sylvinho me dilema: 6 lojtarë për tre vende, 3 në tribunë, të tjerët të konfirmuar

Lapsi.al 26 March 2026
Sylvinho me dilema: 6 lojtarë për tre vende, 3 në tribunë,

Në ndeshje si këto, kur luhet shumë më tepër se thjesht një lojë, edhe dilemat janë të mëdha. Sylvinho nuk bën përjashtim dhe përpara se kuqezinjtë të përballen me Poloninë në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45, ka ende dyshime për lojtarët që do të hedhë në fushë. Natyrisht për një pjesë, por pikërisht për atë pjesë nga e cila mund të varet kualifikimi.  Ofensiva ka lënë pa gjumë brazilianin, që është i dyzuar mes lojtarëve që e di cfarë mund ti japin si Bajrami e Uzuni, apo atyre që janë një bast, ndoshta i guximshëm për teknikun Sylvinho.

Kërkohet ndeshja përfekte dhe të gjithë ata që do të zbresin në fushë e dinë që nuk mund të gabojnë. Shqipëria për herë të parë ka arritur në playoff të Botërorit dhe kjo është një mundësi për tu shfrytëzuar. Në ditët e stërvitjes, që nuk ishin shumë, Sylvinho ka  krijuar idenë si të ruajë stabilitetin e skuadrës që e solli deri këtu, me përfshirjen e lojtarëve më në formë për të zëvendësuar mungesat e rënda të Manajt e Dakut.

Formacioni i mundshëm

Nga porta në mesfushë pak gjëra lëvizin në idetë e brazilianit. Thoma Strakosha do të ketë para 4 mbrojtësit e zakonshëm, Mitaj majtas, Hysaj në të kundërt e Ajetin e Gjimshitin që duhet të kontrollojnë Leëandoëski. Në mesfushë, Asllani, Shehu e Laçi janë të fazorizuar, me këtë të fundit që ka shqetësimin e Ramadanit.

Muçi e Mehmeti me 10 gola kanë futur në presion teknikun Sylvinho. Janë gjashtë lojtarë për tre vende dhe vetëm Uzuni duket i sigurtë se do të jetë. Bajrami është një ide e Hoxha gjithashtu. Broja nuk ka minuta, ndërsa dy lojtarët më në formë, thjesht nuk patur mundësinë më herët të bindin brazilianin se mund ti besojë në një ndeshje jete si kjo në Varshavë kundër Polonisë.

Tre shkojnë në tribunë

Kombëtarja e Shqipërisë do i bëjë llogaritë sot ndaj Polonisë pa Jasir Asanin, Nazmi Gripshin dhe Klisman Caken. UEFA lejon vetëm 23 futbollistë, që të jenë të gatshëm për ndeshjen dhe trajneri Sylvinho ka ftuar 26. Asani humbi vendin e tij në formacion sa i përket ndeshjeve zyrtare, pas ndeshjes së parë me Anglinë në vitin e kaluar. Gripshi dhe Cake u transferuan në Rusi në merkaton e dimrit, ndërsa me kuqezinjtë kanë luajtur vetëm në miqësoren ndaj Jordanisë.

Asnjë problem para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare i mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026, që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”, pa asnjë shqetësim, edhe pas seancës së rifiniturës mëngjesin e sotëm.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë. Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI