Flash

Sonte do darkojmë në shtrat, një komenti e "çmendur" në Vlorë

Lapsi.al 26 March 2026
Sonte do darkojmë në shtrat, një komenti e

Nesër dhe pasnesër një nga komeditë më të bukura dhe më të çmendura në Teatrin "Petro Marko" të Vlorës.

Një komedi franceze vjen premierë në skenën teatrore. Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell në skenën e Vlorës një komedi franceze plot guxim, ku maskimet, situatat e çuditshme dhe kthesat e papritura ndërthuren me një ritëm të shpejtë.

Komedia “Sonte do të darkojmë në shtrat” e autorit Marc Camelotti me regji nga Kiço Londo është një performancë, plot humor dhe mendime të thella, që pasqyron miqësinë, vetminë, pasionet dhe tensionet e fshehura të jetës, deri në një fund surprizues që nuk prisni.

Vepra prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” shënon premierën në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës në mbrëmjet e datave 27 dhe 28 mars. Vepra e autorit Marc Camelotti është me përkthim nga Artur Lena.

Siç bëhet me dije në njoftim, premiera në teatrin e Vlorës është edhe me mbështetjen e kryetares së Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, ndërsa kjo shfaqje bëhet dhe pjesë e aktiviteteve të tjera artistike këtë sezon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI