Flash

Shiste kokàinë të ndarë në doza, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 March 2026
Shiste kokàinë të ndarë në doza, arrestohet

Shiste kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në dhjetëra doza me qëllim shitjen, që iu gjet të arrestuarit, automjeti dhe celulari i tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, shtetasi B. O., 36 vjeç, banues në Durrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, nisi procedimi penal për këtë shtetas.

Materialet procedurale për këto dy raste iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI