Flash

Plagoset turisti polak në Dibër, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Lapsi.al 26 March 2026
Plagoset turisti polak në Dibër, dërgohet me urgjencë

Një turist polak ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Radomirë të Dibrës. Së bashku me persona të tjerë ai ka qenë duke ecur me biçikletë dhe ka pësuar dëmtime.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar, ku sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. W., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI