Flash

Duket si Trump, por.../ Misteri i fotos që publikoi Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 26 March 2026
Duket si Trump, por.../ Misteri i fotos që publikoi Shtëpia e

Një postim i fundit i Shtëpisë së Bardhë në platformën X ka ngjallur reagime dhe spekulime të shumta mes përdoruesve.

Llogaria zyrtare publikoi një fotografi të paqartë, në të cilën duket se shfaqet presidenti amerikan, Donald Trump, por pa qenë e mundur identifikimi i tij me siguri.

Postimi enigmatik vjen në një moment tensionesh dhe mesazhesh kontradiktore lidhur me krizën në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që Trump ka paraqitur një plan me 15 pika për Iranin me synim përfundimin e konfliktit, më herët gjatë ditës ai deklaroi se nuk është i sigurt nëse SHBA-të janë ende të gatshme për të arritur një marrëveshje.

Publikimi i fotos së paqartë ka shtuar më tej pasigurinë dhe diskutimet në rrjet, ndërsa nuk ka ende një sqarim zyrtar mbi domethënien e saj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI