Flash

Del tjetër dëshmi tronditëse për vrasjen e Liridona Ademajt

Lapsi.al 26 March 2026
Del tjetër dëshmi tronditëse për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2023.

Plava ka ndërruar deklaratën e dhënë më parë, duke theksuar sot se kishte bërë marrëveshje me bashkëshortin e së ndjerës, Naim Murseli, për të kryer vrasjen dhe se ky i fundit i kishte premtuar se do ta nxirrte brenda dy vitesh nga burgu. Sipas tij, Murseli i kishte premtuar një punë me pagë në vlerë prej 1 300 eurosh si dhe një makinë G-Class.

Po ashtu, Plava pretendoi se nuk ishte në dijeni të personit që do të vriste, pasi Murseli i kishte thënë se vetëm duhet të merrte përgjegjësinë.

“Asnjëherë nuk më ka treguar kush është personi [që duhej vrarë], edhe më ka thënë veç do të marrësh përgjegjësinë ti, asgjë tjetër. Pa u bërë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam”, ka deklaruar Plava, raportojnë mediat në Kosovë.

Plava tha se iu premtuan 250 mijë euro, të cilat do t’i merrte gradualisht.

“Kanë pas me i dhanë 250 mijë euro, por gradualisht. Këto kanë qenë përveç punës që më është premtuar dhe për këto pare, 250 mijë euro ka thënë që janë vetëm dhuratë”, tha Plava.

Kujtojmë që Liridona Ademaj, 30-vjeç, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj Naim Murseli akuzohet se ka planifikuar vrasjen e saj me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë së Prishtiës, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI