Flash

Cruz Beckham shpërthen në lot në skenë, këngë për Brooklyn

Lapsi.al 26 March 2026
Cruz Beckham shpërthen në lot në skenë, këngë

Marrëdhënia e tensionuar mes Cruz Beckham dhe vëllait të tij të madh, Brooklyn Beckham, duket se po ndikon emocionalisht tek këngëtari i ri.

Gjatë një performance në “Courtyard Theatre” në Londër, Cruz, 21 vjeç, nuk i mbajti dot lotët teksa interpretonte këngën e tij të re “Loneliest Boy”, e cila besohet se është frymëzuar nga raporti i tij me Brooklyn.

“Loneliest boy, shpresoj që po më dëgjon… mos i largo të gjithë kur ne po përpiqemi të të japim dashuri,” këndoi ai para publikut, ku ndodheshin edhe prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham.

Në vargjet e tjera, Cruz shprehet:

“Loneliest boy, mama nuk flet shumë / po i thyen zemrën / duket në gjërat e vogla që nuk bën… në fund mbetesh vetëm me veten.”

Raportet mes vëllezërve janë përkeqësuar prej kohësh, ndërsa Brooklyn Beckham, 27 vjeç, ka deklaruar publikisht në janar se nuk dëshiron të pajtohet me familjen e tij.

Në një postim në rrjete sociale, ai u shpreh:

“Nuk dua të pajtohem me familjen time… nuk jam i kontrolluar, thjesht po mbroj veten për herë të parë.”

Ai gjithashtu ka akuzuar prindërit se kanë ndërhyrë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz, që para martesës së tyre në vitin 2022.

Pavarësisht tensioneve, David dhe Victoria Beckham kanë vijuar të tregojnë mbështetje për djalin e tyre të madh në publik dhe në rrjete sociale.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI